Telegrafi

BlackBerry Messenger shton edhe video-thirrjet!

Edhe pse BlackBerry Messenger mund të jetë prapa rivalëve të saj, përkatësisht me aplikacionet e tjera të mesazheve, kompania kanadeze është ende duke u munduar të sjell karakteristika të reja në përpjekjen e saj për të qëndruar konkurruese.

Sot, BlackBerry prezantoi BBM Video për Android dhe iOS përdoruesit në Kanada dhe SHBA.

Tipari i ri i BBM është lëshuar fillimisht në versionin beta në Google Play Store dhe është i kufizuar, duke mos qenë në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

Kompania pret ta lëshojë tiparin e ri në funksion në më shumë vende të botës, duke filluar nga muaji korrik.

Deri atëherë, ajo është e kufizuar për përdoruesit e Amerikës së Veriut.