Telegrafi

BlackBerry Messaging do të vijë edhe në iOS dhe Android

BBM do të jetë një aplikacion falas për iOS dhe Android, dhe e njëjta do të vijë me një numër të konsiderueshëm të funksioneve, të cilat do të përfshijnë BBM chat, bisedat mes shumë personave njëkohësisht, shpërndarjen e shënimeve me zë dhe BlackBerry Groups.

BBM është njëri ndër aplikacionet më të famshme në telefonat BlackBerry, i cili ka më shumë se 60 milionë përdorues aktivë, dhe 51 milionë prej tyre e përdorin aplikacionin në baza ditore.

Lansimi i aplikacionit për iOS dhe Android do të bëhet kah mesi i verës së këtij viti. / Telegrafi /