Telegrafi

Blackberry Mercury vjen me 25 shkurt!

BlackBerry ka lëshuar një informatë të re që konfirmon se telefoni i tyre i ri, “Mercury”, do të debutojë më 25 shkurt. Ngjarja e shfaqjes së pajisjes do të mbahet në Barcelonë, dy ditë para fillimit të konferencës teknologjike, Mobile World Congress 2017.

Edhepse Mercury është shfaqur muajin e kaluar në CES, specifikat e pajisjes ende nuk janë bërë të ditura. Ajo çfarë dijmë është se telefoni është zhvilluar plotësisht nga BlackBerry. DTEK50 dhe DTEK60, telefonat e lansuar vitin e kaluar nga kompania janë pajisje të zhvilluara dhe të prodhuara nga TCL.

Sipas thashethemeve, thuhet se Mercury do të ketë ekran prej 4.5 inç dhe tastierën fizike QWERTY, gjë që nuk është parë për një kohë të gjatë në një telefon Android. Telefoni pritet të përdor procesorin Qualcomm Snapdragon 625, së bashku me RAM memorien prej 3GB.

Në anën e pasme të pajisjes do të gjendet kamera me 12MP, ndërsa për selfie, teledoni do të ketë kamerën frontale me 8MP.

Specifikat tjera të spekuluara përfshijnë portin USB Type-C, sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve dhe sistemin operativ Android 7.0 Nougat.