Telegrafi

BlackBerry me tri modele të reja Curve

Të gjitha modelet e reja të telefonave BlackBerry do të bazohen në sistemin e ri operativ të RIM, gjeneratën e shtatë të platformës së saj – BlackBerry 7 OS. Për këtë version të sistemit të ri operativ, RIM thotë se është deri në 40 për qind më i shpejtë sesa Blackberry 6 OS.

Modelet e reja të Blackberry Curve janë të pajisur me teknologjinë NFC, me të cilën përdoruesit e mund të bëjnë pagesa nga telefoni i tyre mobil, ndërsa aty është edhe kamera me 5 MP me ndriçues dhe video incizues, si dhe opsioni për rritjen e memories deri në 32GB. 

Për më shumë, modelet e reja kanë të integruar edhe aplikacionin e fundit Facebook 2.0, i cili përfshin edhe komunikimin në rrjetin social, ndërsa në secilin prej këtyre modeleve është i integruar edhe Blackberry Messenger.

Versionet e reja të Blackberry Curve do të paraqiten në tregun global nga muaji shtator, ndërsa në Kanada një gjë e tillë do të ndodhë më herët. Çmimet për këto modele ende nuk janë zbuluar. / Telegrafi /