Telegrafi

BlackBerry Leap debuton në prill për 205 funta

Unlocked Mobile do të fillojë me marrjen e paraporosive për BlackBerry Leap dhe çmimi i telefonit do të jetë 204.98 funta.
BlackBerry Leap sjell ekranin me 5 inç në rezolucionin HD me 1280 x 720 piksel, si dhe versionin e sistemit operativ BlackBerry OS 10.3.1.

Karakteristikat tjera të Leap përfshijnë edhe 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, si dhe portin për zgjerim të hapësirës deri në 128GB.

BlackBerry Leap ofron edhe baterinë me 2800 mAh, kamerën e pasme me 8MP si dhe të përparmen me 2MP. (Telegrafi)