Telegrafi

BlackBerry largon 4500 punëtorë, humb 1 miliard dollarë

Mirëpo kjo nuk është e tëra sepse BlackBerry tashmë ka njoftuar se do të largojë rreth 4500 punëtorë nga puna, apo rreth 40 për qind të fuqisë së saj punëtore. 

Para këtij njoftimi BlackBerry e kishte suspenduar regjistrimin e saj në berzë, pasi që aksionet e saj kishin rënë për 24 për qind.

Kompania gjithashtu planifikon ta largojë fokusin e saj nga sektori i përdoruesve privat dhe të fokusohet vetëm tek bizneset. Gjatë tremujorit të fundit, kompania ka thënë se ka arritur të shesë vetëm 3.7 milionë pajisje. / Telegrafi /