BlackBerry KeyOne u prezantua në Mobile World Congress gjatë muajit shkurt ndërkohë që lansimi i telefonit ende nuk ka ndodhur në tregun amerikan.
Si duket, lansimi për SHBA dhe Kanadë i KeyOne do të ndodhë në maj, edhepse data e saktë ende nuk është bërë e ditur.
Lajmi për vonimin e lansimit vjen nga menaxheri general i TCL, Steve Citsulli, i cili spjegoi se kompania tashmë ka marrë kërkesa të shumta për këtë pajisje.
Sa për përkujtim, KeyOne ka ekran prej 4.5 inç me rezolucione prej 1620×1080 pikselë dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 625.
KeyOne është i pajisur me RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB përderisa bateria ka kapacitet prej 3505 mAh.
Në pjesën e pasme të telefonit është e vendosur kamera me 12MP për foto dhe video, ndërsa në anën frontale gjendet kamera me 8MP.
Pajisja fillimisht ishte caktuar të lansohet në maj.