Telegrafi

BlackBerry do t’i kthehet telefonave me tastierë fizike

Në listën e modeleve të kaluara ishin edhe disa modele të telefonave të bazuar në BlackBerry 10, disa prej të cilëve kishin tastierë fizike dhe disa të tjerë ekranin e plotë të ndjeshëm në prekje, dhe nga të dhënat që i ka kompania thuhet se modelet me tastiera fizike ishin më të shitura sesa ato me ekran dhe ndjeshmëri në prekje me gishtërinj.

Megjithatë, fokusi i ri dhe i shtuar i kompanisë nuk besohet se do ta ndal kompaninë BlackBerry të krijojë modele të telefonave me ekrane të ndjeshme në prekje, pasi që siç dihet, BlackBerry së fundmi ka nënshkruar kontratë me kompaninë Foxconn për krijimin e modeleve të reja të telefonave, njëri prej të cilëve pritet të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje.

BlackBerry ka ende shumë punë për të bërë, pasi që versioni i fundit i sistemit operaitv, BlackBerry 10 OS, i cili pritet të sjellte ndryshime të mëdha, nuk u treguar të jetë transformues për kompaninë e cila dikur ishte lider i tregut në telefona të mençur mobil. / Telegrafi /