Telegrafi

BlackBerry do të shesë dhjetëra miliona Q10?

Ai ka thënë se prodhuesi i famshëm kanadez i telefonave, BlackBerry do të arrijë të shesë "dhjetëra miliona" njësi të BlackBerry Q10 në muajt e ardhshëm. 

Bloomberg raporton se ndërsa Heins ishte duke folur në konferencën e Institutit Milken në Los Angeles të hënën, ai ka pretenduar se BlackBerry ka shenja të mira të shitjeve të Q10, pas debutimit të këtij modeli në Britani të Madhe, dhe shpjegoi se Q10 do t’i prezantohet bazës prej më shumë se 70 milionë përdoruesve të BlackBerry, prandaj ka mjaft shpresa për shitjen e “dhjetra miliona njësive” të Q10.

BlackBerry Q10 është projektuar të duket si një kombinim i telefonit unik, i cili ofron tastierën e famshme të BlackBerry dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me madhësi prej 3.5-inç, procesorin dual-core 1.5GHz, kamerën e pasme me 8-megapiksel, atë frontale me 2 mega-piksel, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe baterinë me 2,100 mAh. / Telegrafi /