Telegrafi

Blackberry do të kalojë plotësisht në Android

Drejtori i kompanisë, John Chen konfirmuar në një intervistë në CES se të gjitha modelet e reja të telefonave që BlackBerry do të lansojë këtë vit do të bazohen në sistemin operativ të Google.

Dikur një gjigant i industrisë, BlackBerry është sfiduar shumë rëndë nga konkurrenca, pasiqë interesi i përdoruesve është më i madh në aplikacione dhe lojëra mobile, dhe më pak në siguri dhe biznese, për çka Blackberry OS ka qenë i njohur.

Kalimi në Android tashmë ia ka fituar disa pikë kompanisë kanadeze në javët e fundit, kështu që mbetet për tu parë se si Blackberry do të vazhdojë më tej në këtë rrugë. (Telegrafi)