Telegrafi

BlackBerry dhe Windows Phone 8 pa aplikacionet më të mira

Pas vlerësimit të një liste me 102 aplikacionet më të popullarizuara mobile në Android dhe iOS, është gjetur se vetëm 34 për qind e tyre ishin edhe në BlackBerry 10, respektivisht 63 për qind e tyre në Windows Phone 8.

Kjo do të thotë se vetëm platforma mobile e Microsoft e ka mbajtur ritmin me aplikacionet kryesore në iOS dhe Android.
Në analizën e fundit të bërë në fund të tetorit, Windows Phone 8 kishte 60 për qind të 95 aplikacioneve kryesore në Android dhe iOS./ Telegrafi /