Telegrafi

BlackBerry del në shitje

Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë Thorsten Heins ka thënë se sistemi operativ BlackBerry 10 ka “mundësi dhe vlerë afatgjate” dhe për këtë arsye komiteti special ka propozuar shikimin e mundësive dhe opsioneve të ndryshme për kompaninë.

Mirëpo, me sa duket BlackBerry 10 ka qenë tentative e fundit e kompanisë për tu bërë përsëri një pretendent serioz në treg. Momentalisht, vlera tregtare e kompanisë pritet të jetë prej 4 deri në 6 miliardë dollarë, ndërsa kjo shifër në ditët më të mira të kompanisë vlerësohej rreth 80 miliardë dollarë.

Edhe pse BlackBerry sot ka më shumë se 80 milionë përdorues anembanë botës, megjithatë shitjet e modeleve të fundit si Z10 dhe Q10 ishin larg pritjeve të investitorëve, dhe gjithashtu larg rivalëve të mëdhenj në treg, si iPhone dhe telefonave të Android. / Telegrafi /