Telegrafi

BlackBerry Curve me ekran të ndjeshëm?

Mirëpo, duket se gjërat për këtë lloj të telefonit të mençur do të ndryshojnë shpejtë, pasi që seria Curve e RIM tashmë me siguri se do të ketë edhe nëj anëtarë të ri në familje, përkatësisht modelin Curve Touch, i cili sipas të gjitha gjasave do të vijë në treg me ekranin e ndjeshëm në prekje.

Të paktën këtë e pohon faqja CrackBerry e cila në vazhdimësi përcjell të gjitha risitë e kësaj kompanie, e cila në këtë rast thotë se Curve Touch do të jetë me ekran të ndjeshëm në prekje, ndërsi ky lloj i telefonit do të jetë i koduar me emrin Malibu.

Sipas CrackBerry, Curve Touch ose Malibu do të paraqitet në treg në fund të këtij viti, ndërsa sa i përket specifikave të këtij modeli, thuhet se i njëjti do të posedojë procesorin 800MHz Qualcomm MSM8655, ekranin HVGA me 3.25 inç, kamerën 5 mega-piksel me HD video. 1GB hapësirë bashkë me kartelën mikroSD, GPS dhe NFC.

Megjithatë, pritet të shihet nëse ky telefon do të dal në treg me specifikat e përshkruara nga CrackBerry, dhe nëse ndodh të jetë kështu, atëherë kjo do të thotë se BalckBerry po ndryshon karakterin e saj, dhe veçantinë për të cilën të gjithë e njohim. / Telegrafi /