Mirëpo, tani janë publikuar edhe disa detaje të reja të cilat flasin për modelin e ri të telefonit të mençur të këtij prodhuesi, i cili do të mbështetet në BBX.
Sipas N4BB, thuhet se do të jetë pikërisht modeli BlackBerry Colt, i cili do të bazohet në këtë sistem të ri operativ të kompanisë RIM.
BlackBerry Colt do të vijë në treg me një ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, procesor me dy bërthama, si dhe dy kamera, ndërsa pajisja do të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm. / Telegrafi /