Telegrafi

BlackBerry Classic debuton më 13 maj

BlackBerry Classic ofron ekranin me 3.5 inç me rezolucion prej 720 x 720 pikselëve, si dhe tastierën e plotë fizike QWERTY.
Karakteristikat tjera të modelit klasik të telefonit të BlackBerry përfshijnë edhe procesorin dual core 1.2GHz me 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme si dhe portin për microSD card që mundëson zgjerimin e hapësirës deri në 128GB.

Modeli klasik i BlackBerry ofron dy kamera, në anën e përparme ofron kamerën me 2MP për video chat dhe foto-selfie, ndërsa në pjesën e pasme është kamera kryesore me 8MP.

Versioni i sistemit operativ të telefonit është BlackBerry OS 10.3.1. (Telegrafi)