BlackBerry po ndërron telefonat për veturat ‘smart’. Të hënën, ish prodhuesi i telefonave do të ndërrojë kahjen duke hapur qendrën hulumtuese për vozitje autonome, në një ceremoni në të cilën do të jetë i ftuar edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.
Kompania nuk ka dhënë detaje për qendrën e re mirëpo informata më të hollësishme do të vijnë pas hapjes zyrtare të kësaj qendre.
BlackBerry fillimisht ka marrë famë me telefonat e tyre katror të cilët njiheshin për tastierën e veçantë fizike.
Kompania ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e biznesit të telefonave, megjithatë, do të prodhojë edhe një telefon të fundit.
Kompania kanadeze është duke investuar në sistemin e tyre QNX që do të ndihmojë në zhvillimin e asistentit virtual të vozitjes dhe teknologjinë autonome të veturave, raporton Reuters.