Telegrafi

BlackBerry bën gati modelin Passport, për dalje nga kriza

Ajo që është e pazakontë në lidhje me këtë telefon është ekrani i fortë me rezolucion të lartë dhe tastierë të vogël.

Modeli i ri i telefonit quhet BlackBerry Passport, ndërsa emri i këtij modeli brenda kompanisë BlackBerry është Windermere. Ky do të jetë modeli i parë i telefonit BlackBerry me një ekran prej 4.5 inç dhe rezolucion prej 1440 x 1440 pikselëve (me densitet prej 453ppi).

Lajmi i parë që u bë i ditur lidhur me BlackBerry Passport ishte kur kishte rrjedhur dokumentacioni i paraqitur për BlackBerry 10.3 – versioni i avancuar i sistemit të saj operativ.

BlackBerry Passport do të mbështesë edhe dyqanin e aplikacioneve të Amazon AppStore për aplikacionet e Android, ndërsa ofron mbështetje edhe për fajllat në kompjuterët personal dhe ofron pamje të re me ikona të përmirësuara, meny të shpejtë të instalimit dhe më shumë se kaq. /Telegrafi/