Telegrafi

BlackBerry 10 vetëm pas një viti!

Ne tashmë kemi pasur rastin të shohim disa rrjedhje të modeleve BlackBerry 10, më saktësisht modelin BlackBerry Surfboard, mirëpo me sa merret vesh ky model do të jetë i gatshëm për treg vetëm në fund të vitit të ardhshëm.

Këtë lajm e ka dhënë vetë drejtori i kompanisë RIM BlackBerry, Mike Lazaridis, i cili ka folur edhe për çipat e ri të kompanisë, si dhe për datën e lansimit të modeleve të reja me BlackBerry 10. / Telegrafi /