Telegrafi

BlackBerry 10 sjell ikona të reja

Përveç shumë risive që pritet t’i sjell sistemi operativ i BlackBerry 10, thuhet se RIM është duke e pasuruar atë edhe me disa ikona të reja të cilat do ta përmirësojnë ndërfaqen dhe përdorimin e aplikacioneve në telefonat e saj.

Pamja e mësipërme jep një ide se si do të duken ikonat e reja, krahasuar me ato të kaluarat që janë ende prezente në telefonat BlackBerry, ndërsa përveç dizajnit më të bukur, sipas fotografisë mund të thuhet se edhe madhësia e tyre ka ndryshuar nga 150 x 150 piksel, në 114 x 114 piksel. / Telegrafi /