Telegrafi

BlackBerr lanson A10, kombinon SG4 dhe HTC One?

Më saktë, mediat raportojnë se ky do të jetë modeli i ri i telefonit – BlackBerry A10, i cili nga pamjet e para duket se ngjan me Samsung Galaxy S4 dhe HTC One, nga pjesa e poshtme e telefonit. 

Sipas BGR, BlackBerry A10 megjithatë do të dëshpërojë nga rezolucioni sepse ekrani i këtij telefoni thuhet se do të vijë me 1,280×720 piksel, por pa formatin Full HD sikurse rivalët e saj në Android.

Duke e parë suksesin e madh të Samsung me Galaxy S4 dhe HTC me modelin e saj të fundit, One, BlackBerry me sa duket po mendon të kombinojë një version nga të dyja këto modele, për të krijuar BlackBerry A10, me të cilin shpreson ta rikthejë një pjesë të tregut. / Telegrafi /