“Black Friday” është një traditë e zbritjeve, e cila konsiderohet si dita më e madhe e vitit për shopping dhe organizohet thuajse në të gjithë botën.
Ndonëse në vendet tjera të botës është një traditë e cila ka një kohë të gjatë prej se organizohet, faktikisht në Kosovë ka filluar të popullarizohet viteve të fundit.
Për kompaninë “Top Shop”, këtë vit është hera e 7-të që organizon zbritje të mëdha për “Black Friday” – traditë të cilën e realizoi për herë të parë në Kosovë vet kjo kompani.
Atlantida Hasani nga “Top Shop” ka treguar se fillimi i ka pasur vështirësitë e veta për shkak se tregu nuk ka qenë edhe aq i njohur me konceptin “Black Friday” dhe vitet e para të organizimit është dashur që më shumë t’i dedikohen edukimit të tregut.
Megjithatë, siç tregon ajo, ndonëse këtë traditë në Kosovë e ka filluar si e vetme, kompanisë “Top Shop” pastaj i janë bashkuar edhe kompanitë tjera.
Tani, koncepti “Black Friday” është bërë edhe në Kosovë aq i popullarizuar saqë vështirë se gjendet ndonjë kompani e cila vitin e kaluar nuk i është bashkuar këtij organizimi.
Organizimi i kësaj dite ndodh në të premten e fundit të muajit nëntor.
Duke marrë parasysh se “Black Friday” është dita ku ndodhin zbritjet më të mëdha të vitit, edhe “Top Shop” kësaj radhe vjen me super zbritje – ku dysheku është me 50% zbritje, Nutribullet mund të blihet vetëm për 49.90 euro (çmimi më i liri ndonjëherë) dhe shumë produkte të të gjitha kategorive tjera.
(artikull i sponsorizuar)