Telegrafi

Blachowicz triumfon ndaj Adesanyas në super-meçin e UFC dhe ia shkakton humbjen e parë në karrierë

Jan Blachowicz ka arritur të mposht kundërshtarin e tij Israel Adesanya në një super-meç të zhvilluar në UFC 259 mëngjesin e sotëm (e diel) në UFC APEX në Las Vegas, Nevada.

Luftëtari polak ka arritur t’i befasojë të gjithë, pasi ka triumfuar ndaj Adesanyas, i cili është llogaritur favorit para ndeshjes.

Blachowicz dhe Adesanya u përplasën në një garë për titullin e në kategorinë gjysmë të rëndë (84-93 kg).

Dy raundet e para të përballjes ishin interesante, pasi ishin më të barabartë, por më vonë Blachowicz dominoi ndeshjen derisa arriti fitoren.

Fitorja erdhi nga vendimi unanim i gjyqtarëve, me rezultatet 49-46, 49-45, 49-45.

Kjo ishte humbja e parë në karrierë për luftëtarin Adesanya, ndërsa Blachowicz ka një rekord prej 28-8. /Telegrafi/