Site icon Telegrafi

Blac Chyna tregon transformimin drastik të trupit pas zvogëlimit të gjoksit dhe të pasmeve

Blac Chyna ka treguar transformimin e trupit të saj pasi heqjes së fillerave në fytyrë dhe iu nënshtrua një operacioni për të zvogëluar gjoksin dhe të pasmet e saj.

Në një seri fotografish të shpërndara në Instagram të shtunën, ylli televiziv promovoi markën e saj luksoze të flokëve, “Hearts Pure”, teksa shfaqi pamjen e saj më natyrale.

Ish-ylli i “Rob & Chyna”, e cila ndan vajzën Dream me ish të fejuarin Rob Kardashian, dukej shumë më ndryshe në një fustan të shkurtër ngjyrë bezhë, shkruan PageSix.

Foto: Blac Chyna/Instagram

Ajo e plotësoi fustanin me një palë vathë ngjyrë jeshile me rrathë dhe me flokët e sha të gjatë dhe të zeza që i binin sipër.

Pamja e re është një kontrast i fortë me mënyrën se si Chyna, 35 vjeç, u shfaq në fillim të këtij viti përpara se të hiqte procedurat estetike të nënshtruara prej vitesh.

Modelja, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, filloi rrugëtimin e saj për të hequr fillerat në mars.

Foto: Blac Chyna/Instagram

Ajo i hoqi fillerat nga fytyra, duke përfshirë faqet dhe nofullën e saj.

Chynas i hoqën gjithashtu injeksionet e saj silikoni në të pasmet dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjoksit.

Gjatë gjithë procesit, Chyna ka postuar përditësime në lidhje me udhëtimin e saj në mediat sociale.

Foto: Blac Chyna/Instagram

“Unë vetëm dua që të gjitha zonjat atje të dinë, të mos bëjnë injeksione silikoni sepse mund të sëmuresh, mund të vdesësh, të kesh komplikime dhe të gjitha këto gjëra të tjera të çmendura”, tha ajo në një video të postuar në Instagram në mars.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blac Chyna

Modelja pranoi se fytyra e saj kishte filluar të dukej “e çmendur” me fillerat dhe u kërkoi fansave të mos e ndiqnin hapat e saj sepse nuk “ia vlen”.

Chyna – e cila ka folur rreth gjetjes së fesë dhe zgjedhjes së emrit të saj të lindjes sërish – tregoi se donte të kthehej në veten e saj “bazë”.

Foto: Getty Images

“Së pari, jam e lodhur nga pamja. Dhe thjesht nuk është lajkatare, nuk është ashtu siç dukem. Më ndryshoi krejtësisht fytyrën dhe jam gati të kthehem te Angela”, tha ajo në maj.

Ish-modelja e OnlyFans gjithashtu është shprehur hapur për zgjimin e saj shpirtëror pas pagëzimit.

Në janar, ajo mori gradën e doktoraturës nga Seminari Teologjik Sacramento dhe Kolegji Biblik. /Telegrafi/

Exit mobile version