Rob Kardashian dhe ish-partnerja e tij, Blac Chyna, së fundmi kanë hedhur akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.
Rob ditë më parë kishte treguar se Blac e kishte sulmuar atë, duke vazhduar t’i kërcënojë edhe shokët e tij përmes telefonit, shkruan The Sun. Por, tani modelja, emri i vërtetë i të cilës është Angela Renee White, po pretendon se ajo ka prova se sulmi nuk u bë kurrë.
Sipas The Blast, Blac Chyna thotë se në një intervistë me Departamentin e Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare, vetë Rob kishte thënë se ajo nuk e goditi kurrë.
Në atë kohë, “DCFS” kreu një hetim mbi incidentin e pretenduar të dhunshëm midis Rob dhe Chyna. Sipas dokumenteve të reja, Kardashian gjithashtu paraqiti fragmente të reja së bashku me disa deklarata në procesin gjyqësor, ku ai pretendon se Blac e sulmoi atë dhe e mbështolli me një karikues të iPhone.
Detaje të reja të sulmit të supozuar të vitit 2016 nga e dashura tij e atëhershme, pretendojnë se ajo ishte nën ndikimin e kokainës dhe e sulmoi atë me një shufër metalike.
Që nga shpërthimi i ngjarjes, Blac Chyna u është përgjigjur akuzave përmes avokatit të saj, duke pretenduar se nuk ka asnjë të vërtetë për nga ato që thuhen. /Telegrafi/