Telegrafi

Blac Chyna përgënjeshtron njoftimet se është ndarë nga i dashuri (Foto)

Javën e kaluar në mediat rozë në Shtetet e Bashkuara dhe në rrjetet sociale qarkulluan disa lajme që spekulonin për ndarjen e Blac Chynas dhe reperit Mechie.

Por, çifti i ka përgënjeshtruar këto lajme me shfaqjen e fundit në brigjet e Floridës ditën e hënë, transmeton TCH.

Ish-striptistja 29-vjeçare dhe reperi 24-vjeçar u fotografuan në shoqërinë e disa miqve të përbashkët teksa merrnin rreze në një varkë.

Lexo po ashtu Chynas nuk i bën përshtypje skandali i tradhtisë ndaj ish-partnerit , ajo shfaqet duke vallëzuar me të dashurin e ri (Video)

Chyna u bë e famshme pas lidhjeve me reperin Tyga dhe anëtarin e klanit të famshëm Kardashian/Jenner, Robert Kardashian.

Krahas të qenit modele, ajo ka lansuar edhe linjën e vet të makijazhit dhe është pronare e një salloni bukurie në Los Angeles.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi që janë bërë nga paparacit.