Nuk tashmë diçka e re që të huajt të përzgjedhin dizajnerët shqiptarë për veshjet e tyre.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe modelja me famë botërore, Blac Chyna, e cila njihet si kunata e motrave të famshme Kardashian-Jenner.
Blac ka realizuar së fundmi një set të ri fotografik, teksa ia ka besuar dukjen e saj stilistit të njohur shqiptar, Mr.Rex.
Në fotografitë e shpërndara në rrjetin social Instagram, gruaja e Rob Kardashian dhe stilisti i saj personal, kanë falënderuar dizajnerin shqiptar për këtë kreacion.
Në këtë fotosesion, ajo ka pozuar krah fëmijëve të saj, Dream Renée Kardashian dhe King Cairo Stevenson.
Fustani i bardhë me pjesën e çarë te këmba ka bërë që dukja e modeles të pëlqehet dhe komentohet shumë nga ndjekësit e saj, të cilët janë mbi 16 milionë vetëm në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/