Ylli televiziv, Blac Chyna për herë të parë është hapur për kirurgji plastike, duke treguar punën që kishte bërë pas lindjës së vajzës së saj, Dream. “Unë kam bërë operacion katër herë gjoksin tim”, ka thënë supermodelja 31-vjeçare për “Talk Show” te Wendy Williams.
Chyna ka shtuar se ndërsa ajo bëri operacione për të rritur gjoksin, ajo njëkohësisht kisht bërë një operacion edhe për t’i bërë më të vogla ato, kurse sa i përket të pasmeve zbulon se ka bërë një operacion pas lindjes së vajzës, e cila tashmë është dyvjeçare.
Në intervistë, Blac gjithashtu u hap për marrëdhënien e saj të mëparshme me reperin Tyga, me të cilën ajo ka edhe një djalë, King, 6 vjeç. Dyshja u takuan në vitin 2011 kur Chyna u paraqit në videon muzikore te Rack City”, gjersa u ndanë tri vite më pas, në vitin 2014.
Supermodelja ka njoftuar fansat e saj se së shpejti do të kthehet në televizion, nëpërmjet Rrjetit Zeus, me një seri realiteti të quajtura ‘The Real Blac Chyna’.
“Unë i shënoi dokumentet e mia personale, dhe janë me këtë rrjet të quajtur Zeus. Në thelb, është si Netflix. Ju mund ta shihni atë kudo, në telefonin tuaj, në laptop. “Tani për tani, ne jemi ende duke punuar në të, por është një dokument-seri, kështu është e vërtetë Blac Chyna. E mira, e keqja. E gjithë kjo”, përfundon Chyna. /Telegrafi/