Telegrafi

Blac Chyna akuzon familjen Kardashian

Blac Chyna ka paditur familjen Kardashian, duke pretenduar se janë fajtorë për anullimin e emisionit të saj në televizon.

Ajo ka akuzuar familjen ‘hakmarrëse’ se dëshirojnë t’ia shkatërrojnë karrierën dhe jetën private.

Avokatja e Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White ka konfirmuar për BBC se në padi është emri i Kris Jenner së bashku me Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian si edhe Kendall e Kylie Jenner.

Padia vjen pas prishjes së marrëdhënies së Chyna me Rob Kardashian, ndërkohë që kanë edhe një vajzë së bashku.

Pas ndarjes të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën, ku 29-vjeçarja pohon se djali i Kardashianëve e ka sulmuar dhe ka përdorur dhunë ndaj saj.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

Në anën tjetër motrat, Khloe, Kim dhe Kylie janë në pritje të së ardhjes në jetë të pasardhësve. /Telegrafi/