Site icon Telegrafi

BKT Superliga vazhdon sot me dy ndeshjet e xhiros së 33-të

Xhiro e 33-të në elitën e futbollit kosovar BKT Superligën e Kosovës ka filluar me tri ndeshje ditën e mërkurë.

Ndërkohë ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera.

Kampioni i ri i Kosovës, FC Ballkani do të pres para tifozëve të vet Malishevën që është në kërkim të pikëve për t’iu shmangur barazhit.

Suharekasit janë shpallur matematikisht kampion të Kosovës dhe do të luajnë një ndeshje të qetë e pa presion, derisa mysafirët synojnë të shkaktojnë befasi.

Ndeshje shumë e zjarrtë na pret edhe në Skenderaj ku Drenica e pret Llapin.

Kuqezinjtë duan pikët për t’i ikur zonës së barazhit, në anën tjetër Llapi synon tri pikët për të mbetur në garë për vendin e dytë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version