Site icon Telegrafi

BKT Superliga, Peja viktimizon Trepçën

Basketbollistët pejanë edhe në duel me ‘xehetarët’ kanë treguar formë mjaft të mirë duke dominuar gjatë terë lojës. Ata mjaft mirë e nisen lojën duke krijuar epërsi në rezultat. 20-14, ishte rezultati i periudhës së parë në favor të Pejës. Peja vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë dhe në pushim shkuan me shtatë pikë epërsi (41-34). Ndërkohë, në periudhën e tretë Trepça u këndell dhe ia doli që përkohësisht të barazojë rezultatin 48-48, por ishte Alban Veseli, i cili riktheu epërsinë e pejanëve, të cilët periudhën e tretë e mbyllen me 65-57.

Dhjetëminutëshi i fundit gjithçka fliste në favor të Pejës, të cilët krijuan avantazhin prej 16 pikëve, njofton Kosovapress.

Përfundimisht, Peja mund Trepçën me rezultat bindës 84-71, duke forcuar kreun e tabelës. Ylli i Pejës, Dardan Berisha me 27 pikë të shënuara ka qenë lojtari i ndeshjes.


Rezultatet e javës së tretë
Trepça – Peja 71:84
Sigal Prishtina – RTV 21 93:55
Sigkos Bashkimi – Kosova 107:70
Vëllaznimi – Drita 101:77


Tabela

1. Peja 6 pikë
2. Sigkos Bashkimi 6
3. Sigal Prishtina 5
4. Trepça 5
5. Vëllaznimi 5
6. Drita 3
7. Kosova 3
8. ‘RTV 21’ 3


/Telegrafi/

Exit mobile version