Telegrafi

BKR vazhdon me kreacione për meshkuj, kësaj radhe Klajdi Haruni shkëlqeu me dukjen në Kënga Magjike

Stilistja e njohur, Blerina Kllokoqi-Rugova, së fundmi ka nisur stilimin e veshjeve edhe për këngëtarët meshkuj.

Kësaj here, ajo u kujdes për veshjen e këngëtarit Klajdi Haruni, gjatë prezantimit të tij së fundmi në festivalin “Kënga Magjike”.

“Nuk te dua dot me pak” titullohet kënga me të cilën ai u prezantua, ndërsa pati një paraqitje të mirë edhe në veshje.

Këmisha e bardhë e stiluar enkas për përmasat e tij, dhe pantallonat e zinj që kombinoheshin me të, ishin dorë e BKR.

Kjo e fundit, duket të jetë e lumtur që kreacionet e saj po pëlqehen tashmë dhe po shprehin interesim edhe te meshkujt e estradës.

Kllokoqi-Rugova publikoi një fotografi të këngëtarit Haruni në Instagram, duke treguar gjithë rezultatin e punës së saj pas stilimit të veshjes. /Telegrafi/