Stilistja e njohur shqiptare Blerina Kllokoqi-Rugova, ka vendosur ta çojë në një nivel tjetër punën e saj.
Pas sukseseve të bashkëpunimit me shumë prej emrave të njohur të industrisë, stilistja Rugova është përballur me kërkesa të shumta për hapjen e një kursi mode.
E duket se këtë kërkesë, ajo ka vendosur t’ua plotësojë të gjithë atyre që në të ardhmen ëndërrojnë të bëhen kreatorë, dizajnerë, kritikë apo fotografë të modës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Blerina Kllokoqi-Rugova shpjegon në detaje të shkurtra se cilat janë hapat e parë drejt zhvillimit të këtij kursi të veçantë.
“Në perandorinë e modës ka shumë profile të cilat mund të na ndihmojnë për të ndërtuar kalanë”, thotë ndër të tjerash stilistja, e cila ka arritur që markën e saj ta shndërrojë në një brend të suksesshëm jo vetëm vendor por edhe ndërkombëtar.
Për të gjithë ata që mendojnë se janë kreativ, duket se dyert te stilistja Blerina Kllokoqi-Rugova janë të hapura. /Telegrafi/