Telegrafi

“BKR” edhe në festivalin e njohur ‘Berlinale’ (Foto)

Andi dhe Florist Bajgora janë aktorët nga Kosova do të prezantohen në festivalin e njohur “Berlinale”.

Dyshja në fjalë do të prezantohen në festival me “Kijem Holanda”, i cili është i nominuar në kategorinë “Shorts/Generation 14 plus”.

Në premierën e këtij filmi, e pranishme do të jetë edhe stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova.

Kjo e fundit është kujdesur për veshjen e aktorëve në fjalë, ndërsa përmes rrjetev sociale ka ndarë disa imazhe ku shfaqet bashkë me ta gjatë përgatitjes së kostumeve.

Kllokoqi-Rugova e ka dëshmuar shumë herë talentin e saj në punimin e veshjeve për femra, ndërsa duket se së fundmi të njëjtin talent do ta shpalos edhe në veshjet për meshkuj. /Telegrafi/