Telegrafi

Bjellorusia pret që Rusia të kompensojë dëmet nga nafta e kontaminuar

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko thotë se kostoja e dëmeve nga nafta e kontaminuar, e marrë nëpërmjet tubacionit rus Druzhba, është “e madhe” dhe se Bjellorusia pret kompensim nga Rusia.

“Tani, ne jemi duke e vlerësuar dëmin”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

“Dëmi është i madh në tubacion, në pajisjet e tubacionit, përfshirë pompat, ndërtesat dhe të ngjashme, por edhe të rafinerive të naftës”, tha Lukashenko.

Presidenti bjellorus tha se pret që kostoja e dëmit të arrijë në qindra miliona dollarë dhe se shpreson që Rusia nuk do të kundërshtojë gjetjet lidhur me vlerën e dëmeve.

Në fund të muajit prill, Rusia ndërpreu rrjedhën e naftës përmes tubacionit Druzhba, për shkak se nafta e papërpunuar ishte ndotur.

Ky tubacion bartë naftën nga Rusia për në Kazakistan, përmes Bjellorusisë për në rafineritë në Poloni, Gjermani dhe Sllovaki.