Site icon Telegrafi

Bjellorusia kërkon fitore ndaj Shqipërisë

Shqipëria më 26 mars në Qemal Stafa pret Bjellorusinë e cila do të jetë pa portierin Yuri Zhevnov, që luan me Zenitin, pastaj Aliaksandr Hleb të Birminghamit, si dhe pa dyshen sulmuese Vitali Kutuzov dhe Vitali Rodionov (Bari dhe Bate Borisovin), ndërsa listës i shtohet Sergei Kornilenko për arsye kartonësh.

“Do të jetë një përballje shumë e vështirë, por ne duhet të fitojmë për të pasur ende shanse për kualifikim. Ndonëse kemi disa mungesa mjaft të rëndësishme, të gjithë ne besojmë se do ta fitojmë ndeshjen. Kapiteni i skuadrës do të jetë Alyaksandr Kulchiy, ndërsa zëvendës-kapiten Syarhey Amelyanchuk”, ka thënë gjermani Stange. /Telegrafi/

Exit mobile version