Sikurse edhe kosovarët, këtë punë e kanë bërë edhe të gjithë qytetarët e Evropës me përjashtim të Bjellorusisë dhe Islandës, e orët janë lëvizur edhe nëpër shtete tjera të botës, me të cilën gjë ka filluar numërimi veror i kohës. Kjo qartazi nuk është e nevojshme për dy vendet e përmendura në Evropë ku ditët e netët janë pothuajse të njëjta.
Arsyeja kryesore e lëvizjes së orës është shfrytëzimi i dritës së ditës pa marrë parasysh në cilën pjesë të botës bëhet fjalë. Ekspertët rusë, për shembull, theksojnë se ndryshimi i orës nga ajo dimërore në verore ndikon në shëndetin e njerëzve.
Ata pohojnë se kjo para së gjithash ka të bëj me banorët e Sibirit, ku kushtet atmosferike janë të këqija, prandaj rregullimet artificiale të orës sjellin deri tek rritja e sëmundjeve kronike, rritjes së vdekshmërisë dhe rënies së imunitetit.