Site icon Telegrafi

Bjellorusia dënon me 15 vjet burg lideren e opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya

Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse dhe ish-kandidatja për presidente, është dënuar me 15 vjet burg në vendin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tsikhanouskaya dhe katër figura të tjera të opozitës u gjykuan në mungesë të tyre në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Akuzat kundër tyre përfshinin gjithashtu krijimin dhe drejtimin e një grupi ekstremist, nxitjen e urrejtjes dhe dëmtimin e sigurisë kombëtare.

Siç thuhet më tej, ish-kandidatja e garës presidenciale u akuzua për 10 nene të kodit penal të Bjellorusisë.

Ajo u shpall fajtore për “komplot për marrjen e pushtetit shtetëror në një mënyrë jokushtetuese”, si dhe “thirrjet publike për të kapur pushtetin dhe kryerjen e veprimeve të tjera që synojnë kompromentimin e sigurisë kombëtare të Bjellorusisë”.

Në korrik të vitit 2022, presidenti Alexander Lukashenko nënshkroi një ligj për të futur procedurën e gjykimit special në Bjellorusi. Ai lejoi gjykatat të gjykojnë njerëzit në mungesë.

Ndryshe, ata u larguan nga Bjellorusia pas protestave masive të paprecedentë që shpërthyen në vitin 2020 pasi presidenti autoritar Alexander Lukashenko siguroi mandatin e tij të gjashtë në detyrë në zgjedhjet që ishin shumë të diskutueshme pasi Opozita dhe Perëndimi i kanë denoncuar ato si të manipuluara.

Demonstratat që pasuan ishin më të mëdhatë dhe më të qëndrueshme që kur Lukashenko mori detyrën në vitin 1994.

Ai e ka drejtuar vendin me një dorë të hekurt që atëherë. Qeveria e tij nisi një goditje brutale kundër protestuesve, duke arrestuar më shumë se 35,000 persona dhe duke rrahur mijëra prej tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version