Autoritetet bjelloruse kanë bllokuar një numër portalesh që po raportojnë rreth demonstratave, të cilat po zgjatin tash e dy javë kundër presidentit, Aleksandër Lukashenko.
Shoqata e Gazetarëve të Bjellorusisë njoftoi sot se janë bllokuar më shumë se njëzet ueb-faqe, përfshirë disa portale të huaja, raporton reuters.
Shtëpia botuese në pronësi të shtetit, gjithashtu ndaloi shtypjen e gazetave të pavarura “Narodna Volja” dhe “Komsomolskaja Pravda”, duke përmendur një mosfunksionim, transmeton Telegrafi.
Demonstratat në këtë shtet baltik shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale për shkak të pakënaqësisë me rezultatet e zgjedhjeve, sipas të cilave, presidenti aktual fitoi mandatin e gjashtë me 80 për qind të votave.
Protestuesit i bëjnë thirrje presidentit të japë dorëheqje gjersa kundër kandidatja e Lukashenkos, Svetlana Tikhanouskaya, gjendet në shtetin e Lituanisë.
Lukashenko fajëson Perëndimin për protestat, duke thënë se ata mbështesin trazirat përmes financimit të tyre. /Telegrafi/