Qindra njerëz në Poloni dhe Lituani u mblodhën për protesta të shtunën për të treguar mbështetje për opozitën në Bjellorusinë fqinje.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ata bënë thirrje për lirimin e gazetarit bjellorus i cili u arrestua së bashku me të dashurën e tij kur fluturimi tyre u devijua për në Minsk.
Arrestimi i tyre shkaktoi reagime globale dhe bëri që BE të nxisë linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore bjelloruse.
Protestat u zhvilluan diku tjetër në Evropë si dhe në SHBA dhe Australi.
Raman Pratasevich, 26 vjet dhe Sofia Sapega, 23-vjeçare, po fluturonin nga Greqia për Lituani, kur avioni i tyre u devijua në aeroportin e Minskut për shkak të një kërcënimi me bombë që doli të jetë i rremë.
Ata u arrestuan menjëherë pasi ateroi aeroplani i Ryanair. /Telegrafi/