Telegrafi

Bizoni sulmon një familje në Colorado, babai shpëton të birin nga kafsha gjigante

Një burrë nga Colorado, SHBA, që kishte shkuar me familje për një vizitë në Parkun Nacional Yellowstone, është sulmuar nga një bizon.

Burri 34-vjeç aktualisht po trajtohet në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga bizoni në park, derisa po tentonte ta shpëtonte djalin nga kjo kafshë gjigante që i ishte vërsulur, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të gejzerit Olf Faithfull. Burri identiteti i të cilit nuk është zbuluar, po shëtiste me familjen kur bizoni e sulmoi.

Gjatë “përleshjes” me bizonin, burri lëndoi dorën dhe u dërgua për tretman në spitalin më të afërt. Megjithatë ai arriti ta shpëtojë të birin i cili po të goditej sigurisht se edhe do të kishte pasoja shumë të rënda.

Deri më tani nuk dihet nëse ata i ishin afruar shumë bizonit i cili befasisht i sulmoi. E zyrtarët e Parkut Nacional Yellowstone po hetojnë rastin.

Nga ky park paralajmërojnë se vizitorët gjithmonë duhet të qëndrojnë larg bizonëve – të paktën 25 metra, për shkak të reagimeve të tyre të paparashikuara dhe që janë për katër herë më të shpejtë se njeriu. /Telegrafi/