Site icon Telegrafi

Biznesmeni shqiptar, supervetura e tij dhe modelja e njohur – pjesë e klipit të muzikantit anglez të xhiruar në bregdetin shqiptar (Foto/Video)

Videoklipi i këngës “Mama” pritet që të arrijë tre milionë shikime në YouTube, vetëm dy ditë pas publikimit në faqen e shpërndarjes së videove.

E veçanta e këtij projekti të Jonas Blue në bashkëpunim me William Singe, është se xhirimet janë bërë në bregdetin e bukur shqiptar dhe në këtë mënyrë i bëhet një reklamë e mirë Shqipërisë.

Lexo po ashtu Bregdeti shqiptar në klipin e yllit botëror (Video)
Fatmir Hysenbelliu pjesë e klipit të Jonas Blue (YouTube/Vevo)

Pjesë e kësaj videoje muzikore është edhe biznesmeni shqiptar, Fatmir Hysenbelliu, i cili është njeriu i momentit në faqet rozë.

Pos skenave ku shfaqet 25-vjeçari, aty nuk mungon edhe supervetura e tij.

Supervetura e Fatmir Hysenbelliut në klipin e Jonas Blue (YouTube/Vevo)
Lexo po ashtu Pamela fotografohet duke dalë nga hoteli me biznesmenin shqiptar (Foto)

Së fundmi, ai është bërë temë e thashethemeve për një lidhje eventuale me aktoren e famshme, Pamela Anderson.

Oriola Marashi pjesë e klipit (YouTube/Vevo/Instagram)

Njëherësh, në videon muzikore të kësaj kënge është e pranishme edhe modelja Oriola Marashi. /Telegrafi/

Exit mobile version