Marrëdhënia e tyre doli në pah në fillim të kësaj jave, kur ata u panë në skena intime me avull në pishinën e tyre në Ibiza.
Por, sipas pretendimeve të reja, romanca e Rihannas me Hassan Jameel është ajo që shkaktoi armiqësi me ish- mikeshen e mëparshme të këngëtares Naomi Campbell, transmeton KlanK.
The Sun raporton se supermodelja, e cila mendohet të ketë takuar biznesmenin saudit vitin e kaluar, është e pakënaqur me këngëtaren, 29 vjeç, dhe të dashurin e saj të ri pasi ata duket se janë dashruruar tashmë aq shumë.
Rihanna bëri xhiron e botës dje kur u publikuan pamjet intime me biznesmenin Hassan Jameel. /Telegrafi/