Telegrafi

“Biznesmeni” prizrenas: Shes dy fletë të mesit të fletores personale “ndërkombëtare”!

Se shqiptarët janë “kreativë” në biznes, këtë po e dëshmon interneti. E, aty po “veçohet” sidomos një
qytetar i Prizrenit.

Në shpalljen e tij bë faqen merrjep, ai ka vendosur t’i shesë dy fletët e mesit të fletores personale “ndërkombëtare”.

“Shiten dy fleta t mesit . Jan t mira kur t metsh nzor . Pranon kimik , laps , stilograf , fllamaster etj (qe do te thote eshte nderkombetare) . Esht pak shtrenjt se me 10cent munesh me ble ni fletore ama skem qa bajm se kto jon per kur t metsh n zor . Flm per mirkuptim . Pres bleres serioz” (sic.), thuhet në shpallje. /gazetafjala/