Telegrafi

Biznesmeni i pasur rus arrestohet nga oficerët që hetojnë oligarkët në Londër

Një biznesmen i pasur rus është arrestuar në shtëpinë e tij në Londër nga oficerët që hetojnë aktivitetin e mundshëm kriminal nga oligarkët.

Siç bëhet e ditur, 58-vjeçari u mbajt nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) të enjten nën dyshimin për vepra penale, duke përfshirë pastrim parash, komplot për të mashtruar Ministrinë e Brendshme dhe komplot për të kryer dëshmi të rreme, transmeton Telegrafi.

Një 35-vjeçar, i cili punon në rezidencë, u arrestua aty pranë me dyshimin për pastrim parash dhe pengim të një oficeri, pasi u pa duke u larguar me një çantë me mijëra funte cash.

Një burrë i tretë, 39 vjeç, i cili është ish-i dashuri i partnerit aktual të biznesmenit, u arrestua në shtëpinë e tij në Pimlico, Londër, për vepra që përfshijnë pastrim parash dhe komplot për mashtrim.

NCA tha se më shumë se 50 oficerë nga Qelia e saj e Luftimit të Kleptokracisë u përfshinë në operacionin në pronën e biznesmenit në Londër, shumë milionëshe.

Të tre personat e arrestuar janë liruar me kusht. /Telegrafi/