Site icon Telegrafi

Biznesmeni në Shkodër mund të jetë vrarë gabimisht – shënjestër ishte dikush tjetër? (Video)

Vrasja e të shtunës pasdite në rrethinat e qytetit të Shkodrës mund të marrë të tjera përmasa tragjike.

Ka dyshime se shënjestër e vrasësve mund të ketë qenë një tjetër person dhe jo 30 vjeçari Arjan Ferracaku, shkruan oranews.tv.

Mësohet se autori ka qenë i fshehur në një shkurre dhe ka qëlluar me breshëri nga një largësi mbi 50 metra.

Familjarët e të ndjerit kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe nuk e dinë arsyen e vrasjes.

Lexo po ashtu Ekzekutimi i biznesmenit në Shkodër, vrasja ndodhi derisa ai ishte mbi kalë – zbulohen detaje tjera (Foto/Video)

Ndërsa ende nuk dihet autorët, rreth 20 persona janë marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për zbardhjes e vrasjes.

I riu, i cili ka disa aktivitete biznesi në Shkodër, u vra pasditen e së shtunës në periferi të qytetit.

Ai ka qenë duke shëtitur me kalë, në kohën kur persona ende të paidentifikuar i bënë pritë dhe e ekzekutuan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50 minuta në një livadh tek hidrovori i fshatit Dobraç.

Burimet thonë se autori e ka ndjekur për disa metra dhe ka qëlluar me breshëri ndaj 30 vjeçarit Arjan Ferracaku, duke e kthyer vrasjen në një ekzekutim të mirëfilltë.

Ai ka marrë dy plumba në kokë dhe të tjerë në trup, duke ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Exit mobile version