Ish-deputeti, njëherësh biznesmeni, Ramiz Kelmendi, ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit dhe në veçanti ata fëmijë të cilët për herë të parë kanë bërë hapin e edukimit dhe arsimimit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Megjithatë, përveç nxënësve në Kosovë, ai nuk ka harruar edhe shkollarët e Luginës së Preshevës, për të cilët Kelmendi ka uruar që shumë shpejtë Abetaren.
Në këtë drejtim, ai mendon se ministri kosovar i Arsimit do të duhej të ishte në ceremoninë e hapjes së fillimit shkollor në Luginë.
“Të paktën sot Kosova ishte dashur të kishte një kërkesë të tillë para faktorit ndërkombëtarë e jo të pajtohemi se nuk na lejojnë. Nëse na ishte refuzuar e kishim përdorur si adut dhe fakt tek se Serbia nuk është bashkëpunuese”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar nxënës, prindër e mësimdhënës, sot ishte dita e parë e fillimit shkollor në Republikën e Kosovës, ndaj këtu gjej rastin të urojë në veçanti 35 mijë shkollarë të cilët për herë të parë bënë hapin e edukimit dhe arsimimit.
Le të kujtojmë se kjo ditë është edhe për shkollarët e luginës së Preshevës të cilët i uroj dhe dëshiroj që shumë shpejtë të përdorin Abetaren, të cilën bashkëkombësit Kosovarë e arritën 50 vite më herët.
Mendoj që ministri kosovarë i Arsimit duhej të ishte në këtë ceremoni të hapjes së fillimit shkollorë në Luginë, sikurse bënë ministrat serbë që sorollatën çdo herë nëpër Kosovë.
Të paktën sot Kosova ishte dashur të kishte një kërkesë të tillë para faktorit ndërkombëtarë e jo të pajtohemi se nuk na lejojnë.
Nëse na ishte refuzuar e kishim përdorur si adut dhe fakt tek se Serbia nuk është bashkëpunuese.
Me respekt, Ramiz Kelmendi /Telegrafi/