Site icon Telegrafi

Biznesmeni i nervozuar mori punëtorë për t’ia shkatërruar Lamborghinin (Video)

Mediat kineze shkruajnë se pronari zbuloi problemet me motorin e Gallardit të tij menjëherë pasi e kishte blerë në tetor të vitit të kaluar. E dërgoi makinën tek përfaqësuesi i licencuar për ta rregulluar, megjithatë defekti nuk u ndreq dhe për më keq mekanikët ia dëmtuan edhe shasinë dhe anësoret.

Pas grindjes me punëtorët në auto-servis dhe përfaqësuesit e Lamborghinit ky kinez vendosi për një hap më ekstrem. Në ditën botërore për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit ai pagoi mirë disa punëtorë krahu dhe vetëm i shikoi derisa ata e shkatërronin makinën e shtrenjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version