Guy Gentile nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund lidhjes me Kristina Kuchma, nuk priti që ajo do bëhej kaq e dhunshme.
E nervozuar me vendimin e ish të dashurit, ajo iu hakmor duke ia hedhur në pishinë veturën që kushton 100 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Madje, ky Mercedes-Benz S400 që është lëshuar këtë vit, ishte vetura e preferuar e biznesmenit.
Megjithëse është nxjerrë nga uji, ende nuk dihet për dëmtimet që ka pësuar. /Telegrafi/