Telegrafi

Biznesmeni e harron hapur Facebook-un, shikoni çfarë i bënë shoqëria (Foto)

Aziz Huseyin, 26 vjeçar, kishte qenë i pushtuar nga thirrje, e-mail dhe mesazha në rrjete sociale pasi që disa mashtrues e kishin postuar një mesazh në Facebook të tij, duke shkruar: “MIRËMËNGJESI! Ajo pranoi!!”

Në mesazh ishin të bashkangjitura edhe disa foto me petale trëndafili në shtrat që e formonin fjalën “Martohu me mua” dhe me letra në formë të zemrës bashkë me një shishe shampanjë, raporton lajmi.net.

Dizajneri i rrobave, Huseyin, kishte mbetur duke ju shpjeguar të gjithëve të cilët ishin duke e thirr për të ia uruar martesën, se gjithçka ishte vetëm një shaka.

Ai beson se kjo ka ndodhë si pasojë që ai e ka harruar llogarinë e tij të Facebook hapur në laptop, ose në telefonin et ij në punë – por ai ende nuk ia ka idenë se kush e ka bërë këtë.

Aziz ka qenë me të dashurën e tij, Nealy Shad, gati qe 2 vite.

Ai nuk kishte ditur asgjë derisa kishte shkuar në punë si çdo ditë, dhe kolegët kishin filluar ta uronin atë.

Ai pastaj e kishte parë rrengun dhe kishte postuar në llogarinë e tij në Facebook, një shkrim ku thuhej: “Faleminderit të gjithëve por nuk isha unë ai që i kam postuar këto foto. Më vjen keq”.

Ai më vonë kishte shkruar prapë: “Më falni të gjithë, ky ishte vetëm një rreng i keq”.

Sidoqoftë, thirrjet dhe mesazhet vazhduan ende pavarësisht mundit të Huseyin që ti bind se nuk ishte e vërtetë.

Ndërsa ai më vonë e kishte shpjeguar të gjithë këtë çmenduri duke thënë: “Të gjithë shokëve dhe familjarëve që më kanë uruar, dua të ju them faleminderit por gjithashtu edhe të ju kërkoj falje. Fatkeqësisht unë ende nuk jam duke u martuar, thjeshtë llogaria ime në Facebook është hakuar nga dikush dhe ata e kanë postuar këtë”.

“Më vjen shumë mirë që ju do të jeni të gjithë të lumtur për mua kur kjo të ndodhë me të vërtetë, por për momentin nuk ka dasmë”, ka shtuar ai.