Site icon Telegrafi

Biznesmeni Dekor Sahiti flet për infektimin me coronavirus, mohon se i është infektuar stafi i lokalit ët tij

Menaxheri i disa lokaleve në Prishtinë dhe anëtarë e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Dekor Sahiti ka rezultuar i prekur me coronavirus.

Sahiti thotë për RTV Dukagjinin se nuk ka pasur shenja por kur ka mësuar se një mik i tij ka dalë pozitiv me coronavirus është izoluar dhe për dy-tri ditë është testuar.

“Vet nuk jam ndier shumë keq por lajme të pakonfirmuara më kanë goditur shumë rëndë emicionalisht pasi kanë përmendur biznesin tim duke thënë se i gjithë stafi është infektuar e që nuk ishte e saktë pasi vetëm unë kisha bërë test”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sahiti thotë se ka mbyllur lokalin për korrektësi menjëherë dhe sipas tij ka vendosur që t’i testojë të gjithë punonjësit.

“Kam lajme të mira se deri më tani të gjithë miqtë e mi që kam pasur kontakte kanë dalë negativ. Brenda dy-tri ditëve pres edhe rezultatin e të tjerëve”.

Ai thotë se edhe gruaja që jeton më të ka rezultuar negative në coronavirus dhe për të këto janë lajmet më të mira./Telegrafi/

Exit mobile version